Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zenelaj vazhdon kontratën me Ponte Prizrenin

Qendra Urim Zenelaj ka vazhduar kontratën me Ponte Prizrenin.

Klubi prizrenas i basketbollit ka njoftuar të dielën se Zenelaj ka vazhduar kontratën edhe për një vit.

Basketbollisti i gjatë 213 centimetra është prej lojtarëve më dominantë në Superligë në afërsi të koshit.

Ai ka shumë vjet që luan për Ponte Prizrenin. Klubi prizrenas ka paralajmëruar përforcime të tjera.