Qendra 24-vjeçare Dren Dedushaj ka vazhduar kontratën me Sigal Prishtinën, është njoftuar nga klubi kryeqytetas.
Basketbollisti i gjatë 217 centimetra, stinorin e kaluar kishte probleme me lëndime.
“Dren Dedushaj qëndron në Prishtinë. Qendra 24-vjeçare (217 cm) vazhdon me Sigal Prishtinën. Dedushaj stinorin e kaluar u përball me lëndime të cilat e penalizuan për një pjesë të madhe të stinorit. Dedushaj është i gatshëm për stinorin 2022/23”, thuhet në njoftim të Prishtinës.