Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka angazhuar një lojtar amerikan për vazhdim të kampionatit.
Bëhet fjalë për Brooks DeBisschop. Ai është i gjatë 206 centimetra. Pos në NCAA ka luajtur në Bjellorusi, Gjermani dhe në Meksikë.
Te Prishtina presin shumë nga De Bisschop. “Brooks është mjaft i lëvizshëm, atletikë dhe me saktësi në gjuajtje”, ka shkruar Prishtina.
Klubi prishtinas ka pritur shumë edhe nga amerikanët e mëhershëm që i ka angazhuar, por jo të gjithë kanë shfaqur nivelin e pritur.
Artikuj të ngjashëm