Presidenti polak, Karol Nawrocki, akuzoi të shtunën kryeministrin Donald Tusk për organizimin e marrjes me forcë të gjykatës së lartë të vendit, pasi u pezullua kreu i gjykatës, aleat i qeverisë së mëparshme të ekstremit të djathtë.
Të premten vonë, Gjykata Kushtetuese njoftoi se gjyqtarja e saj më jetëgjatë në detyrë, Anna Korwin-Piotrowska, ka pezulluar kryetarin e kësaj gjykate, Bogdan Swieczkowski, dhe zëvendësin e tij, Bartłomiej Sochanski, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.
Ky veprim përshkallëzoi një betejë midis Nawrockit, që është aleat i qeverisë së mëparshme nacionaliste, dhe qeverisë pro-evropiane të kryeministrit Donald Tusk, mbi kontrollin e gjyqësorit.
Nawrocki tha se pati shkelje të rendit publik në Republikën e Polonisë dhe marrje me forcë të një organi kushtetues.
E tha këtë, pasi presidenti ndërpreu një udhëtim në Afrikë.
Nawrocki bëri thirrje për konsultime urgjente politike.
Ndërkaq, Tusku në një shkrim në X, tha se qeveria e tij po e vendos sundimin e ligjit të përmbysur nga pararendësit e tij.