Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina ankohet, por prezanton edhe një amerikan

Dericko Williams

Drejtuesit e klubit të basketbollit Sigal Prishtina të martën mbajtën konferencë për media ku ndër të tjera u ankuan se nuk kanë buxhet. Por në mbrëmje prezantuan edhe një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për Dericko Williams, i cili së fundi luajti në Portugali për Clube Atletico Queluz.

“Kemi arritur marrëveshje ne basketbollistin Dericko Williams. I urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhekaltër”, shkruan në njoftimin e klubit bardhekaltër. 

Amerikani luan afër koshit.