Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministër e pastaj president, bie pushteti 12-vjeçar i Vuçiqit në Serbi

Aleksandar Vuciq

Foto: Associated Press

Mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, konkretisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit për të garuar si kryeministër, u mposht nga Lista Studentore pas 12 vjetësh në pushtet.

Në një konferencë për media, Vuçiqi ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai tha se Lista Studentore do të ketë më së tepërmi mandate. Vuçiqi ishte bartës i listës “Serbia e bashkuar”. 

Por, Vuçiqi mori drejtimin e Qeverisë së Serbisë në prill të vitit 2014, ndërsa në maj të vitit 2017 u zgjodh president. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, Vuçiqi siguroi mandatin e dytë në këtë post.

Gjatë kësaj periudhe, ai dhe Partia Përparimtare Serbe (SNS) kanë qenë faktorë dominues në politikën e vendit. Vuçiq ka luajtur rol kyç në përcaktimin e politikave të brendshme, marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe raportit të Serbisë me Kosovën. Në raport me Kosovën, Vuçiq ka qenë një nga aktorët kryesorë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Më 27 shtator 2026, Vuçiq dha dorëheqje nga posti i presidentit, pas dy mandatesh në këtë funksion. 

Edhe Vuçiqi pranon humbjen Arbëri Vuçiqi pranon humbjen

Qeverisja e tij është shoqëruar me mbështetje të konsiderueshme elektorale për SNS-në, por edhe me kritika nga organizata dhe vëzhgues ndërkombëtarë lidhur me konkurrencën zgjedhore, lirinë e mediave dhe përqendrimin e pushtetit.

Kështu, periudha e tij në krye të pushtetit ekzekutiv, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, arriti në rreth 12 vjet.

Si president, Vuçiqi ka qenë për 9 vjet, nga viti 2017 deri në vitin 2026.

Por, si u përmbys Vuçiqi që ishte në krye të Serbisë për më shumë se një dekadë?

Më 1 nëntor të vitit 2024, në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, shembja e një strehe betoni në stacionin e rinovuar hekurudhor la të vdekur 16 persona. Kjo tragjedi solli protesta që vazhduan për më shumë se një vit, duke u shndërruar në njërën prej lëvizjeve më të mëdha qytetare në vend gjatë dekadave të fundit.

Edhe Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë Rajon Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Presioni i protestave fillimisht solli dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq në janar të vitit 2025. Megjithatë, demonstratat vazhduan, pasi protestuesit këmbëngulën se kërkesat e tyre për llogaridhënie dhe ndryshime politike nuk ishin përmbushur.

Gradualisht, studentët u bënë forca kryesore e protestave, duke organizuar bllokada të fakulteteve, marshime dhe tubime masive në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë.

Lëvizja Studentore arriti të mobilizojë pjesë të gjera të shoqërisë, përfshirë profesorë, fermerë, punëtorë dhe qytetarë për të kundërshtuar mënyrën e qeverisjes së presidentit të atëhershëm Aleksandar Vuçiq dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Pas kësaj, Lëvizja Studentore u përfshi drejtpërdrejt në garën politike, duke mbështetur një listë zgjedhore të përbërë nga profesionistë, akademikë dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.

Edhe Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit Rajon Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit

Zgjedhjet e parakohshme u përcaktuan më 25 tetor e Vuçiqi përmes një konference për media e pranoi humbjen nga ta.

Vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pikërisht sepse Vuçiqi dha dorëheqje nga posti i presidentit për të pasur mundësinë të garojë si kryeministër i Serbisë.

Lexo përditësimet tjera
Vucic

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiqi pranon humbjen