Aleksandar Vuçiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, njoftoi ai gjatë një adresimi publik.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, funksionin e presidentit tani do ta marrë kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq.
Zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga dita e paraqitjes së dorëheqjes.
Vuçiqi kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës se do të merrte vendim për faljen dhe amnistinë e disa personave për ngjarjet e një viti e gjysmë të fundit, pa saktësuar se për kë do të bëhej fjalë.
Ai gjithashtu tha se po ndjek një strategji të zgjedhjeve të heshtura presidenciale, duke shtuar se “kjo duhej të ishte e qartë për të gjithë që para gjashtë muajsh”.