Basketboll

Prishtina angazhon edhe një amerikan tjetër

Kelby Kramer

Kelby Kramer

Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime për edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina të martën ka njoftuar për transferimin e Kelby Kramerit.

Amerikani është i gjatë 208 centimetra. Luan në pozitën e qendrës.

26-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës Atletico Penarol në Argjentinë.

Karrierë ka bërë edhe në Meksikë, Sllovaki, SHBA e Rumani.

Prishtina të hënën e prezantoi edhe Lamb Autreyn.

Përpos Kramerit dhe Autreyt, Sigal Prishtina, është forcuar edhe me Don Polloshkën, Valmir Kakrukin, Dion Haxhosajn e Arian Azemin.

Karriera e Kramerit