Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Polloshka vazhdon me Prishtinën

Don Polloshka

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, ka njoftuar për vazhdimin e kontratës së organizatorit të lojës, Don Polloshka. 

Polloshka në sezonin e kaluar luajti me mesatare prej 3.7 pikëve e 2.7 asistimeve për ndeshje.

Prishtina po përgatitet për sezon më garues. Ditëve të kaluara njoftoi për transferimin e Dion Sheqirit, Ajiri Ogemuno-Johnsonit, Malcolm Armsteadit e Bryson Dawkinsit. 

“Bardhekaltrit” në edicionin e ri do të udhëhiqen nga trajneri kroat, Jeronimo Sharin.