Klubi i basketbollit Prishtina ka vazhduar me përforcime para edicionit të ri në elitën e basketbollit kosovar.
Klubi i kaltër njoftoi të premten për transferimin e Ajiri Ogemuno-Johnson. Të enjten Prishtiba e zyrtarizoi Dion Sheqirin.
Ogemunu-Johnson është i gjatë 205 centimetra ndërsa së fundmi luajti në Parno, në kampionatin e Estonisë.
Kishte mesatare prej 5.8 pikëve e 2.8 kërcimeve për ndeshje.