Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Binqe, pjesë e Sigal Prishtinës

Norik Binqe

Norik Binqe është basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës. 

Binqe është i gjatë 196 centimetra. Ai edhe më herët ka qenë pjesë e Prishtinës. 

Binqe ka luajtur edhe për Borën por ishte pjesë edhe e klubit nga Kroacia, Dubrava. 

Ky ishte transferimi i pestë për Sigal Prishtinën.

Te Prishtina përpos Binqes janë transferuar edhe Bryson Dawkins, Malcolm Armstead, Ajiri Ogemuno-Johnson dhe Dion Sheqiri.

Edhe Pas Binqes, Sigal Prishtina prezanton një amerikan Basketboll Pas Binqes, Sigal Prishtina prezanton një amerikan

Prishtina ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Arbër Sinanin dhe Don Polloshkën.

“Bardhekaltrit” në edicionin e ri do të udhëhiqen nga trajneri kroat, Jeronimo Sharin.