Klubi basketbollistik Bashkimi e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e qendrës, Dren Dedushaj.
Shtatlarti Dedushaj në vitin e fundit ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
“Shtatlarti 218 centimetra, Dren Dedushaj, do të jetë pjesë e jona për këtë sezon. Dreni ka qenë pjesë e kolegjikt amerikan ‘Bryant University’, si dhe vitin e fundit pjesë e Sigal Prishtinës”, ka shkruar Bashkimi të enjten.