Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbër Berisha vazhdon me Sigal Prishtinën

Qendra Arbër Berisha edhe sezonin e ri do të jetë pjesë e KB Sigal Prishtinës.

Berisha e ka vazhduar bashkëpunimin me Prishtinën edhe për një vit, ka njoftuar ekipi kryeqytetas të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha iu bashkua vitin e shkuar Prishtinës, por u lëndua në fillim të sezonit dhe nuk arriti ta ndihmojë klubin.

Tani, Berisha është rehabilituar dhe i gatshëm për sezonin e ri, që nis muajin tjetër.

"Arbëri vazhdon kontratën me klubin tonë edhe për sezonin e ardhshëm. Arbëri i rikuperuar është i gatshëm për sezonin e ri 2022/23", thuhet në njoftimin e Prishtinës.