Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha nis karrierën si trajner te Prishtina

Besart Berisha

Ish-sulmuesi i njohur, Besart Berisha, ka vendosur të nisë zejen e trajnerit.

Ai do t’i bashkohet stafit teknik të Prishtinës, ka konfirmuar klubi kryeqytetas.

“Pas përfundimit të karrierës profesionale, Besart Berisha ka vendosur që të filloj zejën si trajner i ri te klubi ynë për çka FC Prishtina uron që në të ardhmen të kemi sukses së bashku”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.

Berisha mbylli karrierën si futbollist tre vjet më parë, pikërisht te Prishtina.

Suksesin më të madh në karrierë e ka pasur në Australi te Melbourne. Ka pasur karrierë edhe në Angli, Gjermani, Danimarkë, Norvegji e Japoni.