Sport

Sigal Prishtina nis përgatitjet, konfirmon Berishën për edicionin e ri

Sigal Prishtina ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, ka njoftuar të premten klubi nga kryeqyteti. Në njoftimin e klubit thuhet se të gjithë lojtarët tashmë i janë nënshtruar testeve mjekësore dhe po stërviten nën urdhrat e trajnerit nga Lituania, Zydrunas Urbonas.

Po ashtu, klubi ka njoftuar se disa prej tyre nuk i kanë kaluar testet mjekësore dhe të përgatitjes fizike, ku ditëve në vijim do të merret një vendim për ta.

Pjesë e Prishtinës për edicionin 2023/24, do të jetë edhe kapiteni Dardan Berisha. Berisha, Lejson Zeqiri e Derrick Wilsonm, do ti bashkohen ekipit në stërvitje prej të hënës, ndërsa Devoe Joseph deri në fund të javës së ardhshme.

Skuadra e Prishtinës ka qenë shumë aktive gjatë verës, duke u përforcuar me lojtarë vendor dhe të huaj. Edicionin e shkuar, Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës.