Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdojnë lëvizje në basketbollin kosovar, Grant te Ponte Prizreni

Vazhdojnë lëvizjet në basketbollin kosovar edhe pas fundit të afatit kalimtar.

Në ditën e fundit të vitit, fundori amerikan Adam Grant është ndarë me Trepçën. Por Grant do të vazhdojë të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Menjëherë ai është prezantuar te Ponte Prizreni.

Ponte e ka prezantuar Grantin si “dhuratë” të vitit të ri.

Ponte Prizreni e ka paralajmëruar edhe një “super” alo-qendër.