Ponte Prizreni ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri. Të dielën klubi prizrenas i basketbollit ka prezantuar amerikanin Isaiah Kelly.
Kelly është alo qendër, i gjatë 202 centimetra. Deri më tani ishte në Yale, në NCAA1 të SHBA-së.
“Atleticizmi, gjuajtja dhe super kërcimi e karakterizojnë përforcimin e ri. Do të jetë një nga transferimet më cilësore në Superligë”, ka shkruar klubi prizrenas. Ponte Prizreni ka tre të huaj, ndërsa sipas njoftimit, i katërti do të prezantohet javën tjetër.
Artikuj të ngjashëm