Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prizreni kompleton ekipin me amerikanin Ireland

KB Prizreni ka kompletuar ekipin për edicionin 2023/24, me transferimin e amerikanit Jeremy Ireland.

Klubi prizrenas, të martën ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me lojtarin e gjatë 201 cenimetra, i cili do të jetë pjesë e ekipit për edicionin e ri. Ireland që është lojtar i krahut, krahas kolegjeve amerikane, karrierë ka bërë edhe në Kili, Meksikë, Ekuador e Uruguai.

Ireland bëhet i huaji i katërt te Prizreni, pasi para tij ekipi ka transferuar edhe Dazon Ingramin, Isiah Kellyn, Ryan Hughesin e Ivan Koleviqin.

Në krye të ekipit, do të jetë trajneri nga Turqia, Tuncay Bostanci.