Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prizreni transferon Dazon Ingramin

Klubi i Basketbollit Prizreni ka nënshkruar kontratë me Dazon Ingram.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Klubi ka premtuar shumë për basketbollistin, duke deklaruar se ky lojtar do të jetë emër që do të mbahet gjatë në basketbollin kosovar.

“Amerikani është i gjatë 196 cm aktivizohet në pozitën 3. Karrierën e ka filluar në NCAA1 në skuadrën e Alabama për të vazhduar në Gjermani, Nba G league së fundi ishte në Venezualë ku luajti me mesatare prej 16.3 pikëve 7.8 kërcimeve”, thuhet në postimin e klubit.