Basketbollist amerikan të premten ka prezantuar edhe Sigal Prishtina.
Klubi prishtinas ka njoftuar se ka angazhuar qendrën Donovan Smith. Ai është 30-vjeçar dhe i gjatë 207 centimetra.
Smith së fundi ishte në Azerbajxhan te skuadra Sabah. Me këtë skuadër i luajti nëntë ndeshje në FIBA Europe Cup, ndërsa kishte 14,3 pikë e 4-2 kërcime për ndeshje.
Smith ka luajtur edhe në Austri, Qipro, Gjeorgji e Rumani.