Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një amerikan për Bashkimin

Bashkimi i Prizrenit ka angazhuar një basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për fundorin Curtis Jones, që është i gjatë 195 centimetra.

Klubi prizrenas ka njoftuar se Jones tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshje në fundjavë.

25-vjeçari ka luajtur në Maqedoni në edicionin e kaluar. Kishte mesatare prej 18,7 pikë për ndeshje.