Klubi i basketbollit Bashkimi, është përforcuar me një amerikan për edicionin 2025/2026. Bëhet fjalë për amerikanin TJ Bickerstaff. “Bickerstaff, 206 centimetra i gjatë, vjen pas një sezoni mbresëlënës me Payabl EKA AEL Limassol në Qipro, ku regjistroi mesatarisht 16,2 pikë, 11,2 kërcime dhe 1,7 asistime për ndeshje, me 54.7% saktësi nga fusha. Me energjinë, përvojën dhe aftësitë e tij, TJ pritet të jetë një shtyllë e fortë për skuadrën tonë në sfidat e ardhshme”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.
Amerikani TJ është një prej shumë lojtarëve të huaj që do të paraqiten në klube të ndryshme të Kosovës në basketboll.