Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi e nis me fitore të thellë edicionin

KB Bashkimi

Nënkampioni Bashkimi e ka nisur me fitore të thellë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bashkimi të dielën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren fitoi 106:69 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. 
Të katër çerekët u fituan nga prizrenasit. Çereku i parë ishte më i niveluar, 26:23. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çereku i dytë përfundoi 21:12, çereku i tretë 29:22 kurse dhjetëminutëshi i fundit 30:12. 

Te Bashkimi shkëlqeu T.J. Bickerstaff me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. 
Jan Palokaj i kishte tetë pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime kurse Dequon Lake pati 17 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime. 

Kontribut te Vëllaznimi dha Ziggy Ried me 26 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. 
Kapiteni Atik Koshi pati 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.