Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka sërish protagonist te Baseli

Taulant Xhaka ka pasur një tjetër përplasje me kroatin Nikola Katiq në ndeshjen derbi të Zvicrës në mes të Baselit dhe Zuerichut.

Të dy lojtarët kanë pasur një fjalosje në fund të ndeshjes që u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së gjashtë të Superligës zvicerane.

Ndeshja përfundoi baras, 2:2 . Gabriel Sigua shënoi golin e barazimit për Baselin në minutën e 96-të. Festë nuk pati për golin e realizuar, meqë futbollistët e të dyja skuadrave vrapuan pas Xhakës dhe Katiqit për të mos ndodhur situata e njëjtë e muajve më parë. Xhaka në maj u suspendua me tetë ndeshje për disa veprime josportive.

Xhaka edhe të dielën u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të përplasjes me Katiqin. Xhaka në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të. Leon Avdullahu mbeti në stol. Për Zuerichun u paraqit titullar vetëm Lindrit Kamberi. Bledian Krasniqi dhe Mirlind Kryeziu mbetën në stol.