Dënimi prej tetë ndeshjeve për 32-vjeçarin e mesfushës së Baselit, Taulant Xhakën, do të mbarojë në këtë vikend.
Xhaka do t’i mungojë Baselit të dielën kundër Luasannes, por do të jetë i gatshëm për lojë nga xhiroja e pestë kundër Luganos që zhvillohet më 27 gusht.
Në xhiron e gjashtë, Baseli e zhvillon derbin kundër Zuerichut.
Në javën e ardhshme, Baseli do të luajë në ndeshjen e Kupës së Zvicrës kundër Saint-Blaises.
Xhakës iu dha suspendim prej tetë ndeshjeve për shkak se në muajin maj, e qëlloi me kokë kundërshtarin Nikola Katiq të Zuerichut.