Futboll

Xhaka paralajmëron kthimin te Baseli

Granit Xhaka

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka paralajmëruar kthimin te Baseli. Ai këtë e ka bërë të ditur të shtunën, në ditën kur nga futbolli aktiv do të përshëndetet vëllai i madh, Taulant Xhaka.

“Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejt këtu!”, ka deklaruar Granit Xhaka, shkruan gazeta zvicerane “Blick”, që ka pyetur nëse ai do të kthehet në verë, apo po jep premtim për të ardhmen. 

Taulant Xhaka do ta luajë ndeshjen e 407 për Baselin ndaj Luzernit nga ora 18:00, dhe për herë të parë që prej mesit të muajit dhjetor do të jetë titullar. Në atë ndeshje, Baseli pësoi disfatë 1:0 nga Grasshopperi.

Tifozët kanë përgatitur koreografi të shkëlqyer në nder të kontributit që ai ka dhënë për klubin.

Klubi ka njoftuar se me pensionimin e Taulant Xhakës, do të pensionohet edhe numri 34 në fanellën e kësaj skuadre. 

“Është e vështirë për mua sot sepse do t’i luajë 34 minutat e mia të fundit për Baselin. Por e kam dhënë më të mirën përgjatë gjithë këtyre vjetëve”, ka theksuar Taulant Xhaka i emocionuar.