(Blue Sport) - A do të kthehet Granit Xhaka në Basel? Me deklaratat e tij para ndeshjes përshëndetëse të vëllait të tij, Taulantit, në Joggeli, ai ndezi thashethemet.
Dominik Schmid dhe Fabio Celsetini flasin për Xhakën në emisionin e futbollit “Heimspiel”, që transmetohet në kanalin “Blue Sport”.
“Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejt këtu”, kishte deklaruar Granit Xhaka të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e fundit të Baselit kundër Luzernit.
Ndeshja e fundit e sezonit të Superligës ishte gjithashtu edhe paraqitja e fundit e Taulant Xhakës si profesionist. Në lamtumirën e tij, vëllai Graniti ndezi shikuesit në Joggeli.
“Stadiumi po gjëmonte. U trondita”, thotë Dominik Schmid për atmosferën e krijuar pas deklaratës së Granitit..
Megjithatë, mbrojtësi i krahut mbetet i sigurt në vetvete.
“Kushdo që ka pak njohuri për futbollin dhe shikon se si po luan Graniti, në këtë moment e di që kjo verë nuk është koha e duhur e tij për t’u kthyer”.
Ai u habit nga deklarata e kapitenit të ekipit përfaqësues të Zvicrës në futboll.
Fjalët e Xhakës kanë një ndikim të madh te tifozët e Baselit. Te Baseli tani ëndërrojnë rikthimin e lojtarit që ka luajtur deri tash 135 ndeshje për Zvicrën.
Qoftë këtë verë apo më vonë, dyert e Baselit janë të hapura për motorin e mesfushës.
“Gjithmonë ka vend për një lojtar të tillë si Granit Xhaka”, thotë trajneri i Baselit, Fabio Celestini.
Pas Xherdan Shaqirit, i cili e dominoi ligën, trajneri do ta mirëpriste një rikthim të Granit Xhakës.
Kanë kaluar 13 vjet prejse Graniti veshi për herë të fundit fanellën e Baselit.
Në korrik të vitit 2012, ai la Baselin për t’iu bashkuar Borussia Monchengladbachut. Me Baselin fitoi dy tituj të kampionit para se t’i bashkohej ekipit gjerman.
Të dielën, Baseli mund ta mbyllë sezonin edhe me një trofe. Pas titullit, Baseli synon edhe Kupën. Do të përballet në finale ndaj Bielit të kategorisë së tretë të futbollit zviceran.
Titullin dhe Kupën për herë të fundit, Baseli i fitoi në vitin 2017.