Taulant Xhaka ka shënuar gol, por që as për së afërmi nuk i mjaftoi Baselit. Baseli vazhdon të jetë në krizë të thellë të rezultateve, kurse të dielën pësoi 4:1 nga Servette. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Baseli në minutën e 18-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Xhaka shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Por më pas Servette shënoi katër gola për fitoren e thellë.
Xhaka e Leon Avdullahu u paraqitën në qendër të mesfushës te Baseli. Baseli ka pësuar humbjen e nëntë. Ka tetë pikë në pozitën e fundit.