Baseli ka pësuar disfatën e nëntë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.
Kampioni i Zvicrës humbi 3:0 në udhëtim të dielën nga St. Galleni, në kuadër të xhiros së 29-të të elitës së futbollit helvetik.
Te Baseli mungoi shkaku lëndimit Xherdan Shaqiri, ndërsa nga minuta e 58-të luajtën Albian Ajeti e Dion Kacuri.
Golat e fitores vendësit i shënuan në pjesën e parë. Chima Okoroji realizoi golat e parë, në minutën e nëntë dhe 15-të, kurse Carlo Boukhalfa në minutën e 29-të shënoi golin e tretë.
St. Galleni është në vendin e dytë me 54 pikë. Nga 29 ndeshje, Baseli është në vendin e katërt me 36 pikë.