Futboll

Kampioni i Zvicrës e nis me humbje mbrojtjen e titullit

Basel

Skuadra e Baselit e ka nisur me humbje mbrojtjen e titullit të kampionit të Zvicrës në futboll.

Baseli të shtunën në kuadër të xhiros së parë u mposht në udhëtim nga St. Galleni me rezultatin 2:1.

Xherdan Shaqiri e kompletoi ndeshjen te Baseli kurse bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, luajti deri në minutën e 62-të.

Te St. Galleni ndeshjen e kompletoi mesfushori kosovar, Behar Neziri ndërsa në bankën e rezervistëve ishte Bastien Toma.

Golat për skuadrën e St. Gallenit i realizuan Lukas Gortler dhe

Willem Geubbels.

Ndërkohë të shtunën u zhvillua edhe një ndeshje tjetër ku Luzerni fitoi 3:2 ndaj Grasshoppersit.