Agon Rexhaj ka debutuar me humbje te Baseli.
Rexhaj u inkuadrua në minutën e 81-të te Baseli që humbi 3:1 në shtëpi nga St. Galleni të enjten pasdite.
Rexhaj është 19-vjeçar, ndërsa luan si sulmues i krahut të djathtë.
Ndeshja i takoi xhiros së 37-të, që është e parafundit për edicionin aktual të elitës helvetike të futbollit.
Te Baseli titullar ishte kapiteni Xherdan Shaqiri, i cili u zëvendësua në minutën e 57-të.
Në minutën e 57-të në fushë u inkuadrua Albian Ajeti.
Edhe
Shaqiri e Ajeti me Baselin humbin në shtëpi
Te St. Galleni nga minuta e 75-të u paraqit, Betim Fazliji i Kosovës.
St. Galleni është në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Baseli në vendin e pestë me 56 pikë.