Xherdan Shaqiri është mposhtur në ndeshjen e 200-të me fanellën e Baselit, pas disfatës 3:1 në udhëtim te Salzburgu në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Evropës.
Shaqiri nuk la gjurmë ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë. Vendin e tij e zuri Albian Ajeti.
Te Baseli luajti edhe Dion Kacuri, që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Agon Rexhaj ishte në bankën rezervë.
Sulmuesi 18-vjeçar Kerim Alajbegoviq i shënoi dy gola, ndërsa Frans Kratzig e shënoi një tjetër për Salzburgun në pjesën e parë. Në pjesën e dytë i vetmi gol që u shënua ishte ai i Jeremy Agbonifos të Baselit, në minutën e 56-të.
Baseli dhe Salzburgu kanë nga gjashtë pikë, dhe rrezikojnë avancimin tutje.