Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri humb penallti, Baseli ndalet nga St. Galleni

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka humbur penallti në ndeshjen që Baseli e zhvilloi të dielën ndaj St. Gallenit.

Baseli barazoi pa gola me St. Gallenin, në kuadër të javës së 15-të të elitës zvicerane të futbollit.

Shaqiri që është edhe kapiten i Baselit nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 52-të. Goditjen e tij e priti portieri i St. Gallenit, Lawrence Ati Zigi.

34-vjeçari Shaqiri humbi penallti edhe më 9 nëntor në disfatën që e pësoi Baseli nga Lugano me rezultatin, 1:0.

Sulmuesi Shaqiri u zëvendësua me Albian Ajetin në minutën e 66-të.

Ai këtë edicion ka dhjetë gola dhe dhjetë asistime në 24 paraqitje.

Edhe Shaqiri humb tjetër penallti por Baseli fiton Futboll Shaqiri humb tjetër penallti por Baseli fiton

Te St. Galleni ndeshjen e kompletoi Behar Neziri, kurse Albert Vallçi, në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të.

Baseli ka 24 pikë dhe e zë vendin e katërt. St. Galleni ka katër pikë më shumë në pozitën e dytë. Lider është Thuni me 31 pikë.