Çfarë po mendon Gabriel Sigua? Ai është vetëm 18-vjeçar dhe shënoi golin më të rëndësishëm të karrierës së tij deri më tani.
Shënoi në sekondat e fundit në klasiken e Zvicrës kundër Zuerichut. Megjithatë, goli i barazimit 2:2 kaloi nën hijen e përplasjes së re që pati Taulant Xhaka me Nikola Katiqin e Zuerichut.
Siç shkruan “Blick”, Taulant Xhaka provokoi mbrojtësin Katiq, i cili ishte i shtrirë në tokë. Pas kësaj situate u krijua një tollovi, arbitri San. Të dy lojtarët kanë pasur një fjalosje në fund të ndeshjes që u zhvillua të dielën, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave vrapuan pas Xhakës dhe Katiqit për të mos ndodhur situata e njëjtë e muajve më parë.
Xhaka në maj u suspendua me tetë ndeshje për disa veprime josportive. Xhaka edhe të dielën u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të përplasjes me Katiqin.
Ai në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të. Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka u shfaq me fanellën me fotografinë e tij duke goditur me kokë kroatin Katiq. Kjo u pa si provokim nga mediat në Zvicër.