Granit Xhaka ka shpërthyer në pushimin e parë për freskim në ndeshjen ndaj Kolumbisë. Zvicra nuk po luante mirë dhe kapiteni Xhaka ishte i zemëruar. Ai hodhi shishen në tokë dhe më pas motivoi bashkëlojtarët. Dhe Zvicra nisi të luajë më mirë.
Ndeshja megjithatë nuk ofroi gola dhe u vendos në penallti. Në vazhdime, Xhaka kishte një gabim që ka mundur t’i kushtoi shtrenjtë Zvicrës. Por Kolumbia nuk përfitoi.
Mediumet zvicerane kanë shkruar për momentin e shpërthimit të Xhakës, fjalimin e tij dhe reagimin e mëvonshëm të ekipit.