Mediumet në Zvicër e kanë kritikuar të mërkurën kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Mediume të mëdha si “Blick” e “Kicker”, kanë shkruar se njëri prej më të mirëve te përfaqësuesja helvetike po krijon “ambient toksik”.
Këto kritika kanë ardhur pas deklaratave të kapitenit Xhaka pas barazimit me Katarin 1:1. Madje, ka raportime se edhe bashkëlojtarët e tij janë të pakënaqur me sjelljet e liderit të Zvicrës.
Janë përmendur edhe deklaratat e Xhakës pas barazimit në miqësore me Australinë, kur kishte thënë se “me paraqitje të tilla do të kthehemi në shtëpi pas tri ndeshjesh”.
Sipas “Blickut”, Xhaka nuk po e udhëheq ekipin si shembull i mirë.
Edhe
Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës flet për situatën rreth Xhakës
“Kundër Australisë dhe Katarit, Xhakës i mungoi ndikimi i zakonshëm si organizator i ekipit. Paraqitja e tij në ndeshjen hapëse ndaj Katarit ishte prej më të dobëtave në ciklin aktual, që nga ndeshja e Ligës së Kombeve në Serbi në tetor 2024”, shkruan “Blick”.
Kritika ndaj Xhakës ditë më parë pati edhe kolumnisti i “Blickut”, Kubilay Turkyilmaz, i cili ka thënë se ai ishte pasiv, pati pasime të shkurtra dhe e ngadalësoi lojën.