Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Rodriguez: Xhaka kishte qëllime të mira

Granit Xhaka

Pas barazimit 1:1 të Zvicrës ndaj Katarit, Granit Xhaka shpërtheu në kritika. Xhaka kritikoi bashkëlojtarët e tij te “helvetikët”, sidomos zëvendësuesit. 

Mesfushori kishte kritika edhe pas miqësores ndaj Australisë para fillimit të Kupës së Botës. 

Kritikat e Xhakës bënë bujë në mediat zvicerane. 

Mbrojtësi Ricardo Rodriguez në një intervistë për “Blick” deklaroi se e kupton Xhakën për kritikat e bëra. 

Ai thotë se Xhaka kishte qëllime të mira. 

Edhe Xhaka kujton ndeshjen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës Botërori 2026 Xhaka kujton ndeshjen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës

“Unë jam person pozitiv që nuk i pëlqen konflikti. Por unë nuk jam thjesht i qetë. Unë gjithashtu shpreh mendimin tim brenda ekipit kur është e nevojshme. Por të gjithë janë të ndryshëm. Megjithatë, e di që Graniti kishte vetëm qëllime të mira”, u shpreh mbrojtësi i krahut. 

Xhaka në ndeshjen e dytë shënoi gol në fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës.