Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës flet për situatën rreth Xhakës

Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka qenë shumë i ashpër me kritika pas barazimit me Australinë në miqësore para Kupës së Botës. Deklarata me shumë kritika, Xhaka dha edhe pas barazimit në ndeshjen e parë të Botërorit me Katarin. Ato që Xhaka i ka thënë pas këtyre dy ndeshjeve, kanë krijuar bujë në mediumet zvicerane. “Blick” kishte bërë shkrim të gjatë, dhe duke u mbështetur në burime, kishte shkruar se te Zvicra është krijuar klimë toksike në dhomat e zhveshjes, pas deklaratave të Xhakës.

Drejtori i Përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se problemet duhet të kenë zgjidhje të brendshme, e jo të përfshihet edhe publiku.

“Njerëzit mund të kenë opinione të ndryshme, por ne të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe. Kushdo që nuk pajtohet me të tilla deklarata, mund të konfrontohet me Xhakën. Është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Rezultati i mirë në fushë po ashtu na ndihmon me këtë. Paraqitja ndaj Bosnjë-Hercegovinës ishte e pastër. Ishte përgjigja e duhur për gjithë diskutimet”, deklaroi Tami për “Blue Sport”.