Granit Xhaka pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Unai Emery për ndeshjen kundër Evertonit, të cilën Arsenali e luan këtë të diel (15:05), kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.
Xhaka javën e shkuar pësoi lëndim, derisa ishte tubuar me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe i mungoi Arsenalit në duelin e fundit kundër Newcastlet, të cilin e fitoi ditë më parë me shifrat 2:0. Xhaka ka disa ditë që po punon me intensitet të lartë për të qenë i gatshëm për lojë pas lëndimit të ijeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Po punoj shumë për të qenë i gatshëm për këtë vikend që ta ndihmoj ekipin", ka thënë Xhaka.
Mesfushori 26-vjeçar këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 32 ndeshje në të gjitha garat.
Arsenali pas 31 ndeshjeve të zhvilluara në Premier League, zë vendin e katërt në tabelë me 63 pikë të grumbulluara.
Pjesë e Arsenalit është edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, por këtë sezon ai ka humbur vendin e titullarit.