Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta i kënaqur me Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i kënaqur me paraqitjet e Granit Xhakës këtë sezon. Arteta ka vlerësuar stabilitetin e treguar të mesfushorit kosovar të Zvicrës.

Xhaka 29-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat.

“Fakti që luan shumë minuta e meriton sepse ai ka qenë vërtet i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit. Kjo është ajo që ne kemi nevojë për të marrë nga lojtarët. Afër më të mirës së tyre”, ka thënë Arteta pas ndeshjes që Arsenali e fitoi të dielën ndaj Leeds United, 2:1.

Me këtë fitore, Arsenali ka bërë një hap të madh drejt kthimit në Ligën e Kampionëve. Zë vendin e katërt me 66 pikë.