Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka i gatshëm për Wolverhamtonin

Granit Xhaka do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Arsenalit në Premier League.

Mesfushori i mungoi Arsenalit në dy ndeshjet e fundit për shkak të kartonit të kuq.

29-vjeçarit i ka përfunduar suspendimi dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Mikel Arteta ndaj Wolverhamptonit.

Xhaka pritet të jetë titullar në këtë ndeshje që luhet mesjavën e ardhshme.

29-vjeçari këtë sezon ka vetëm 10 ndeshje në Premier League.