Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk do të jetë pjesë e Arsenalit në ndeshjen që “Topçinjtë” e zhvillojnë të premten në mbrëmje në Premier League ndaj Southamptonit.
Arsye e mungesës së Xhakës raportohet të jetë një grip.
Në vend të tij tek Arsenali, nga minuta e parë do të luajë Fabio Vieira.
Arsenali është lider i Anglisë me 74 pikë deri tash, pas 31 ndeshjeve. Në mesjavën që vjen, luan ndeshjen vendimtare për titull, me Manchester Cityn, që është ndjekësi i parë.

Artikuj të ngjashëm