Arsenali ka pasur paraqitje tejet të mirë në Premier League këtë edicion dhe ende është në garë për ta fituar titullin.
Një prej lojtarëve kyç në formacionin e trajnerit Mikel Arteta ka qenë Granit Xhaka, futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën.
30-vjeçari Xhaka me Arsenalin në këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje, ndërsa ka realizuar shtatë gola e pesë asistime në të gjitha garat.
Por, ai mund të largohet nga skuadra në verë, ka shkruar të shtunën mediumi “Daily Mail”. Mediumi anglez ka theksuar se Arsenali do t’i marrë parasysh të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij dhe mbrojtësit Kieran Tierney.
Për mbrojtësin e krahut interesim ka shprehur Manchester City.