Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Ndeshja e 65-të e edicionit për Xhakën

Xhaka - Zvicra

Granit Xhaka është futbollist i Bayer Leverkusenit për afër një vit të plotë. Më 7 korrik të vitit 2023, Xhaka u transferua nga Arsenali te Leverkuseni për 15 milionë euro.

Ai e ka ndryshuar krejtësisht lojën e skuadrës së Bundesligës gjermane dhe pati suksese të mëdha, duke e fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.

Tani lideri i mesfushës do ta zhvillojë ndeshjen e 65-të të edicionit.

Kapiteni i Zvicrës do të jetë sërish udhëheqës i përfaqësueses në çerekfinalen e Evropianit 2024 kundër Anglisë që luhet të shtunën nga ora 18:00 në Duesseldorf.

Në Premier Leaguen angleze, Xhaka bëri karrierë për shtatë edicione te skuadra londineze, Arsenal.

Edhe Skuadra e madhe turke e ka planin për transferimin e Xhakës Futboll Skuadra e madhe turke e ka planin për transferimin e Xhakës

Pas fitores 2:0 në një të tetën e finales në Kampionatin Evropian kundër Italisë, Xhaka pati telashe me një lëndim, por ai është krejtësisht i gatshëm për lojën e së shtunës.

Xhaka ka 129 paraqitje me Zvicrën dhe e mban rekordin.

“The Guardian” së fundmi e ka përmendur Xhakën si kandidat potencial për ta fituar “Topin e Artë”.

“Jam këtu për çerekfinalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë. Do të jap gjithçka në fushën e lojës dhe do të mundohem ta jap më të mirën sepse vetëm si skuadër mund të arrijmë diçka historike”, ka thënë Xhaka, shkruan “Bild” të premten.

Edhe Transferimi i Xhakës te Leverkuseni ishte pranë dështimit Futboll Transferimi i Xhakës te Leverkuseni ishte pranë dështimit

Historik ishte edhe suksesi me skuadrën gjermane në edicionin që përfundoi. Madje, trajneri i skuadrës, Xabi Alonso, kishte lavdëruar paraqitjet e Xhakës.

“Graniti ma ka lehtësuar shumë punën”, kishte thënë Alonso pasi Xhaka e kishte shënuar golin e fitores 1:0 në Kupën e Gjermanisë kundër Kaiserslauternit.