Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra e madhe turke e ka planin për transferimin e Xhakës

Granit Xhaka

Galatasaray është duke e synuar transferimin e liderit të mesfushës së Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga disa prej mediumeve të mëdha turke.

Kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës ka luajtur rol në sukseset e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, por ai në verë mund të bëj largim të papritur.

Xhaka te Leverkuseni u transferua nga Arsenali për 15 milionë euro në verën e vitit 2023. Ai karrierë ka bërë edhe te Baseli e Monchengladbachu.

Xhaka në edicionin aktual ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar shtatë herë.

Edhe Pos Galatës edhe Fenerbahçe interesohet për Xhakën Futboll Pos Galatës edhe Fenerbahçe interesohet për Xhakën

Ai ka kontratë me kampionin në fuqi të Gjermanisë, deri në fundin e qershorit të vitit 2028.

Xhaka ka 135 paraqitje për Zvicrën dhe ka kontribuuar me 14 gola.