Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray interesohet për Xhakën

Granit Xhaka

Gjiganti turk i futbollit, Galatasaray, ka shprehur interesim për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka. Në Turqi raportohet se Xhaka mund t’i bashkohet Galatasarayt. 

Xhaka ishte në shënjestër të ekipit turk edhe në janar. Por ai ka refuzuar ofertën e Galatasarayt me dëshirën për të mbyllur një tjetër sezon me Bayer Leverkusenin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është lider i mesfushës së Leverkusenit. Udhëhoqi skuadrën gjermane drejt titullit të kampionit në edicionin e kaluar. Fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa Leverkuseni humbi në finale të Ligës së Evropës. 

Xhaka 32-vjeçar iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit 2023 nga Arsenali. Me Leverkusnin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në 26 ndeshje në Bundesliga këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.