Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi pas Bentekes

Wolverhamptoni është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. “The Sun” ka raportuar se Wolvesi po synon transferimin e belgut Christian Benteke.

31-vjeçari po shihet si opsion i mirë për sulmin dhe Wolvesi thuhet se tashmë ka kontaktuar Crystal Palacen në lidhje me çështjen e Bentekes.

Për kartonin e tij, Wolvesi është gati të ofrojë gjashtë milionë euro.

Benteke ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin e ardhshëm, kurse është pjesë e ekipit prej vitit 2016. Sezonin e fundit, ai shënoi katër gola në 25 paraqitje në Premier League.