Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braithwaite drejt Wolvesit

Sulmuesi kanadez Martin Braithwaite pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Wolverhamptonit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se ekipi anglez është në negociata me Barcelonën për transferimin e Braithwaitet, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman për sezonin e ri.

Mësohet se marrëveshja është afër finalizimit, pasi ekipi anglez është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro.

Sulmuesi 30-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, kurse në “Camp Nou” u transferua vitin e shkuar nga Leganesi për 18 milionë euro.