Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braithwaite tek Espanyoli

Pas largimit nga Barcelona, sulmuesi Martin Braithwaite ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Danezi ka firmosur me Espanyolin, ndërsa do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në qershor të vitit 2025.

Braithwaite ka luajtur për Barçn dy vjet e gjysmë, ndërsa sot e shkëputi kontratën. Ai ka luajtur edhe për skuadra si Toulouse, Bordeaux, Middlesbrough dhe Leganes.

Braithwaite tashmë ka kaluar kontrollimet mjekësore, ndërsa do t’i bashkohet Espanyolit në stërvitje të premten.

Espanyoli garon në La Liga.