Qendërmbrojtësi Inigo Martinez mund të konsiderohet futbollist i Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur të premten se Martinez tashmë ka kryer kontrollimet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me Barcelonën, e cila do të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Martinez ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 31-vjeçari te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me Athletic Bilbaon.
Martinez këtë sezon ka 16 ndeshje për Bilbaon dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Ai është pjesë e Bilbaos prej janarit të vitit 2018, ndërsa karrierë në La Liga ka bërë edhe te Real Sociedadi.
Artikuj të ngjashëm